Vendkalimi ilegal në Bit Pazar do të mbyllet, Gjorgjievski: Ura vihet në funksion

“Atje tregova se cila do të jetë procedura, nga njëra e gjithë ajo që është vend i uzurpuar, kursi biçikletash, trotuare duhet të largohet dhe në të njëjtën kohë të mbyllet edhe vendkalimi ilegal pasi ka vendkalim tjetër edhe më lartë por edhe më poshtë tek semafori. Ligji është i qartë por atë që dikush ka dashur të bëje rrugicë për të pasur qasje më të shpejtë tek objekti i tij por do të vendosë mijëra qytetarë në rrezik e sidomos të rinj, unë nuk do të lejoj apo toleroj atë. Mendoj se për kohë shumë të shkurtër do të ketë reagim dhe do të jeni të befasuar. Ura do të vendoset në funksion dhe mjetet e qytetarëve që janë investuar aty janë investuar që qytetarët të kenë qasje të sigurt”, deklaroi Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit./Alsat.mk.