Dyshime për vjedhje në xhami të Tetovës

Në Tetovë është ndaluar një 16-vjeçar i dyshuar për vjedhje në disa xhami, në një rast ka thyer kasafortën e donacioneve dhe ka marrë para. Ai është mbajtur në polici dhe rasti po dokumentohet.

“Më 19.05.2026 në ora 18:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale sipas nenit 236 të Kodit Penal – “vjedhje e rëndë”. Ai dyshohet se gjatë dy javëve të fundit ka kryer vjedhje në disa xhami, ndërsa herën e fundit në një xhami në rrugën “176” në Tetovë, ku me përdorim force ka thyer kasafortën metalike për donacione dhe nga ajo ka marrë para. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.