Tërmeti me magnitudë 5.6 shkallë godet Turqinë

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.6 ndodhi në rrethin Battalgazi të Malatya-s.

Sipas një deklarate nga AFAD një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ndodhi me epiqendër në lagjen Battalgazi të Malatya-s, shkruan Hurrieyt, raporton KlanKosova.tv.

Tërmeti, i cili ndodhi në orën 09:00, u regjistrua në një thellësi prej 7.03 km.