Ministria e Punëve të Brendshme u bënë thirrje qytetarëve të RMV-së t’i marrin me kohë dokumentet e tyre personale, të cilat janë të përgatitura.
Nga MPB thonë se falë riorganizimit dhe rritjes së kapaciteteve, shërbimet administrative momentalisht punojnë me përpikëri dhe efikasitet maksimal.
“Procesi është plotësisht i optimizuar dhe mundëson caktim të shpejtë dhe të thjeshtë të termineve për fotografim, kohë minimale pritjeje para sporteleve dhe përgatitje të menjëhershme të dokumenteve brenda afatit të paraparë me ligj (madje edhe më herët). Para nesh është periudha kur tradicionalisht rritet frekuentimi në shërbimet administrative për shkak të pushimeve vjetore dhe ardhjes së bashkatdhetarëve tanë nga diaspora”.
“Duke i marrë me kohë dokumentet tuaja të gatshme që tani, ju kontribuoni drejtpërdrejt në ruajtjen e këtij ritmi të shpejtë dhe efikas të punës dhe parandaloni krijimin e tollovive të panevojshme dhe radhëve të gjata në prag të periudhës verore. Ju ftojmë të kontrolloni afatin e dokumenteve tuaja, dhe në qoftë se jeni fotografuar, t’i merrni dokumentet tuaja. Shërbimet tona ju mirëpresin, ndërsa reagimi në kohë është në interesin e përgjithshëm tonë”, thonë nga MPB.





