Në rrjetet sociale është shpërndarë një video prej 6 sekondave, ku shihet një autobus që është ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në pikën kufitare të Bllatës në Dibër. Disa portale pretendojnë se janë ndaluar studentët nga Shqipëria, që pritej t’i bashkohen protestës së studentëve në Shkup, me kërkesë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa në rrjetet sociale kanë reaguar edhe studentët.
“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!”, ka shkruar Mevlan Ademi, një nga studentët, pjesë e organizatorëve të protestës.




