Nga mesnata rriten çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur rritje të re të çmimeve të derivateve të naftës, të cilat nga mesnata do të jenë mesatarisht më të larta për 1.84 për qind krahasuar me vendimin e kaluar të datës 11 maj 2026.

Sipas vendimit të ri të KRRE-së, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 2 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 dhe EURODIESEL (D-E V) shtrenjtohen për 2.5 denarë për litër.

Nga ana tjetër, çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0.50 denarë për litër, ndërsa mazuti M-1 SU shtrenjtohet për 0.846 denarë për kilogram dhe do të shitet me çmim prej 50.814 den/kg.

Sipas çmimores së re, nga 19 maji 2026 në ora 00:01, derivatet do të shiten me këto çmime:

EUROSUPER BS-95 – 87.00 denarë/litër
EUROSUPER BS-98 – 89.00 denarë/litër
EURODIESEL BS (D-E V) – 92.00 denarë/litër
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 93.50 denarë/litër
Mazut M-1 SU – 50.814 denarë/kilogram.