Bullgaria e fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e 13-a

Bullgaria është shpallur fituese e “Eurovisionit” për vitin 2026 me këngën “Bangaranga” të këngëtares Dara.

Fitorja e Bullgarisë ishte e papritur. Është hera e parë që ky shtet triumfon në garën evropiane të këngës.

Bullgaria fitoi si me vota të jurisë, ashtu edhe të publikut. Pati plot 512 pikë.

Pas tyre u rendit Izraeli me 343 pikë e Rumania me 296.

Shqipëria që u përfaqësua nga Alis me këngën “Nan” e përfundoi garën e 13-ta.