Dua Lipa sjell gjallëri në Cannes me veshje ngjyrë vjollcë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po jeton në ngjyra të forta dhe plot energji, ka shkruar prestigjiozja Vogue. Ylli i muzikës ka mbërritur në jug të Francës gjatë edicionit të sivjetmë të Festivalit të Filmit në Cannes. Ani pse ende nuk është shfaqur në tapetin e kuq, ajo tashmë ka marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të gjallë.

Këngëtarja u pa në qytet e shoqëruar nga truprojat e saj, e veshur me një kombinim të sapodalë nga pasarela e brendit të njohur “Ferragamo”, një bluzë transparente me ngjyrë vjollcë me mëngë të gjata dhe një fund deri te gjunjët në të njëjtën nuancë, të dyja të dekoruara me lidhëse.

Foto: Getty

Në pasarelën e koleksionit vjeshtë 2026, kompleti ishte kombinuar me taka dhe çantë ngjyrë vjollcë, por Lipa vendosi ta çojë stilin në një drejtim tjetër. Në vend që të qëndronte vetëm te nuancat e errëta të vjollcës, ajo zgjodhi një kombinim shumë më të guximshëm ngjyrash, duke e stiluar dukjen me taka të kuqe me majë nga brendi Ferragamo dhe një çantë të kuqe “Hug”.

Ky kombinim i fuqishëm ngjyrash ka dominuar edhe pasarelat e vitit 2026. Te brendi “Celine”, disenjatori Michael Rider kombinoi një pallto lëkure vjollcë me diçka ngjyrë bordo. Ndërsa disenjatori Pierpaolo Piccioli stiloi një fustan të kuq me kapuç nga brendi “Balenciaga” me doreza ngjyrë kumbulle. Edhe disenjatori Glenn Martens solli tone të pasura te brendi “Maison Margiela”, duke shtuar një çantë kadifeje vjollcë në një dukje bordo. Edhe pse ky kombinim i fortë ngjyrash mund të duket i guximshëm për ata që preferojnë veshje më neutrale, Lipa dhe pasarelat e vjeshtës 2026 po japin një arsye të fortë për të përqafuar anën “technicolor” të modës.