Një person është arrestuar në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një inspektor të shërbimeve publike gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj zyrtarit i cili po kryente detyrat e tij zyrtare në momentin e incidentit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.



