Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë e konfirmuan për Klan Kosovën avokatët Labinot Vata e Besiana Ismajli, të cilët e mbrojnë Lushtakun.

Kryetari i Skenderajt shkoi në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me incidentin e djeshëm me kreun e VV-së në këtë qytet, Hysni Mehanin.

Përndryshe, mbrëmë u zhvillua një aksioni i Policisë së Kosovës në Skenderaj, ku Njësia Speciale kreu bastisje dhe ndaloi disa persona, përfshirë edhe zëdhënësin e Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku.