Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Iran duhet të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin ose “do të shkatërrohet”.
Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se situata për Teheranin është tashmë shumë e vështirë.
“Ata kanë marrë fund; mund të bëjnë një marrëveshje ose do të asgjësohen”, deklaroi presidenti amerikan, duke përsëritur se Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi gjithashtu se marina iraniane është “neutralizuar”, ndërsa pretendoi se vendi nuk ka më as forcë ajrore funksionale dhe as kapacitete të mbrojtjes kundërajrore.



