Reagon Geci i Llaushës pas incidentit në Skenderaj: Nuk ka birë nane që…

Pas incidentit të raportuar në Skenderaj, ka reaguar veprimtari Halil Geci, i cili ka bërë thirrje për forcimin e shtetit ligjor dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Geci deklaroi se “vota nuk merret me hu, por me punë, mend e tru”, ndërsa uroi Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren, duke thënë se “nuk ka kush e mposht – si dikur Rugovën”.

Ai rikujtoi periudhën para dhe pas luftës, duke pretenduar se përkrahës të LDK-së dhe të ish-presidentit Ibrahim Rugova janë përballur për vite me radhë me sulme, kërcënime dhe etiketime nga, siç i quajti ai, “struktura kriminale”.

“Kështu i ka ndodhur LDK-së për 20 vjet me radhë, para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Janë vrarë, rrahur dhe maltretuar njerëz vetëm pse ishin përkrahës të LDK-së, të Ibrahim Rugovës dhe vetëm pse mbronin Kushtetutën e Kaçanikut”, ka shkruar Geci.

Sipas tij, këto struktura “u qetësuan vetëm kur morën pushtetin me dhunë”, ndërsa shtoi se Kosova ka nevojë urgjente për sundim të ligjit dhe institucione të forta të drejtësisë.

“Deri atëherë, drejtësinë vazhdon ta diktojë kallashi. Dhe pikërisht për të mos ia lënë drejtësinë kallashit, duhet ta forcojmë sa më shpejt sistemin e drejtësisë”, përfundoi ai. DREJTËSIA NUK DUHET T’I LIHET KALLASHIT — KOSOVA KA NEVOJË PËR SHTET DHE LIGJ “Vota nuk merret me hu, por me punë, mend e tru. VV, urime fitorja! Bir nane, nuk ka kush e mposht — si dikur Rugovën.” “Kështu i ka ndodhur LDK-së për 20 vjet me radhë ,para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës ,nga të njëjtat struktura kriminale. Janë vrarë, rrahur dhe maltretuar njerëz vetëm pse ishin përkrahës të LDK-së, të Ibrahim Rugoves dhe vetem pse mbronin Kushtetutën e Kaçanikut. Na sulmonin natën me maska, na quanin tradhtarë dhe “parti të regjistruar në Beograd”. Kjo strukturë u qetësua vetëm kur mori pushtetin me dhunë dhe kur LDK-ja, pas Rugovës, u bë pjesë e tyre,atëhere dhe sot. Këto struktura mund të ndalen vetëm kur Kosova ta forcojë drejtësinë dhe sundimin e ligjit. Deri atëherë, drejtësinë vazhdon ta diktojë kallashi. Dhe pikërisht për të mos ia lënë drejtësinë kallashit, duhet ta forcojmë sa më shpejt sistemin e drejtësisë.”