Sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e kryeministrit britanik, Keir Starmer, duke thënë se ka “humbur besimin” në udhëheqjen e tij
Në një letër drejtuar kryeministrit, të cilën Streeting e ka publikuar në internet, ai thotë se “ku kemi nevojë për vizion, kemi një boshllëk. Ku kemi nevojë për drejtim, kemi një devijim”.
Streeting po ashtu i ka thënë Starmerit se “tani është e qartë se ju nuk do ta çoni Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme” dhe ka shtuar se ajo që vjen më pas duhet të jetë “një betejë idesh…”.
Starmer po lufton për të shpëtuar pozitën e tij pasi katër ministra kanë dhënë dorëheqjen dhe dhjetëra deputetë laburistë i kanë kërkuar të jepte dorëheqjen pas humbjeve të rënda zgjedhore të javës së kaluar.
Mbështetësit e Streeting kanë deklaruar të mërkurëb se presin që ai ta sfidojë kryeministrin britanik, që të enjten, për udhëheqjen e Partisë Laburiste.



