“Rreth 800 metra thellë”, nxirren minatorët e ngujuar në Trepçë

Rreth 18 punëtorë të minierës së Trepçës, të cilët kishin mbetur të ngujuar në thellësi të minierës, janë nxjerrë me sukses pas ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.

Minatorët kishin mbetur rreth 800 metra nën tokë në njësinë biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, ndërsa operacioni për nxjerrjen e tyre u realizua nga ekipet përgjegjëse.

Njëri nga personat e angazhuar në intervenim, Bajram Rexhepi, tha se pavarësisht vështirësive, situata u menaxhua.

“800 metra me hi thellë është vështirë, por na qato punë i kryejmë”, tha ai./Klankosova.tv