Konflikt verbal mes policit dhe qytetarit në Tetovë, sherr parkingu

Në rrugën “Iliria” në Tetovë ka ndodhur një konflikt verbal për shkak të parkimit. A.R. (31) ka denoncuar zyrtarin policor D.A. (i cili nuk ishte në detyrë) për ofendime. Nga ana tjetër, polici D.A. (50) ka denoncuar shoferin për sjellje arrogante dhe pengim të daljes nga parkingu. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.