Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është një përparësi absolute dhe njoftoi një iniciativë në Kombet e Bashkuara për një “mision plotësisht neutral dhe paqësor” për ta arritur këtë.
“Duke hequr të gjitha bllokadat dhe duke u angazhuar vërtet në këtë dialog kërkues me Iranin, ne duhet të arrijmë rihapjen pa kushte të Hormuzit, pa asnjë tarifë lundrimi”, tha Macron sonte në Nairobi në fund të samitit franko-afrikan, raportuan mediat franceze.
Ai shtoi se është e nevojshme të vazhdohet dialogu midis Teheranit dhe SHBA-së për çështjen e raketave bërthamore dhe balistike të Iranit, por me pjesëmarrjen edhe të evropianëve – theksoi ai.
Macron bëri thirrje për respektim të plotë të armëpushimit në të gjithë rajonin, duke thënë se ishte e papranueshme të zhvillohej luftë në Liban, ku Izraeli po lufton lëvizjen Hezbollah.



