Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve të martën se streset financiare të amerikanëve nuk janë në krye të vëmendjes së tij, ndërsa përpiqet të arrijë një marrëveshje paqeje me Iranin.
«Nuk mendoj për gjendjen financiare të amerikanëve», tha ai jashtë Shtëpisë së Bardhë, përpara se të nisej për një udhëtim në Kinë. «Nuk mendoj për askënd. Mendoj për një gjë: Nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore, kaq është gjithçka».
I shtyrë për të sqaruar se nuk po e merr në konsideratë ndikimin financiar të luftës mbi amerikanët, Trump përsëriti se ndalimi i Iranit nga të paturit e një arme bërthamore është “gjëja më e rëndësishme, deri më tani”.
“Gjëja më e rëndësishme, deri më tani, duke përfshirë nëse tregu ynë i aksioneve – i cili, meqë ra fjala, është në nivelin më të lartë historik – por duke përfshirë edhe nëse tregu ynë i aksioneve rritet apo ulet pak, gjëja më e rëndësishme deri më tani është se Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore”, tha ai.
Trump shtoi se “nëse tregu i aksioneve rritet ose ulet pak”, amerikanët do ta “kuptojnë” prapë rëndësinë e luftës. Ai përsëriti pretendimin e tij se kur konflikti të mbarojë, çmimi i naftës do të bjerë shpejt./ CNN.
© SYRI.net



