Macron: Franca e ka nën kontroll hantavirusin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se hantavirusi është “nën kontroll” në Francë. 

“Qeveria ka marrë vendimet e duhura, situata është nën kontroll. Franca ka ndërmarrë një protokoll jashtëzakonisht të rreptë”, tha presidenti francez në Samitin Africa Forward në Kenia.

Një rast është raportuar në Francë, midis njërit prej pasagjerëve të MV Hondius pasi u kthye në shtëpi.

Në total janë gjetur 22 raste kontakti./Klankosova.tv