Nesimi: Pse shqipja s’është zyrtare në komunën e BDI-së, në Pllasnicë?

Në komunën e BDI-së në Pllasnicë, gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare. Kjo është një “screenshot” nga web faqja e komunës së BDI-së, ku shihet se web-faqja është vetëm në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën turke.
Arsyeja për këtë është se në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuha shqipe është zyrtare vetëm në komunat ku shqiptarët janë mbi 20 përqind, e që në rastin e Pllasnicës, shqiptarët janë nën këtë përqindje.
Nëse opozita shqiptare sadopak do të ishte kujdesur për gjuhën shqipe, atëherë, si shprehje e vullnetit të mirë, web-faqen në komunën e tyre do e bënin edhe në shqip.

*Status fejsbuku i analistit Florian Nesimi