Për shkak të ndërhyrjeve teknike, disa rrugë në Çair dhe një pjesë e bulevardit “Aradhet Partizane” sot do të mbeten pa ujë, njoftojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup.
Ndërprerja në një pjesë të bulevardit “Aradhet Partizane” është për shkak të ndërrimit të valvulave te numri 48a dhe do të zgjasë nga ora 09:00 deri në përfundimin e aktiviteteve, përcjell TV21.
Për shkak të ndërrimit të valvulave në rrugën “Kosta Arasheviq” p.n. (afër SHF “Hasan Prishtina”), pa furnizim me ujë do të mbeten banorët e rrugëve “Kosta Abrasheviq”, “Pançe Nedellkovski”, “Kemal Ataturk”, rruga “5 Maji” dhe bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair, gjithashtu nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve.
Pa energji elektrike sot, nga ora 09:00 deri në 14:00, do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës 95 në lagjen Vollkovë në komunën e Gjorçe Petrovit.
Nga EVN Maqedoni njoftojnë se për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin elektrodistributiv, nga ora 12:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbeten edhe një pjesë e banorëve të rrugës 16 në fshatin Sonje e Poshtme në komunën e Sopishtes.



