Osmani: FALEMINDERIT për çdo përqafim që na bashkoi për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, mbrëmjen e kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shprehu falënderime për çdo zemër që besoi, për çdo dorë të zgjatur me dashuri, dhe për çdo përqafim që i bashkoi mbrëmë për shtëpinë më të shtrenjtë: Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

“FALEMINDERIT për çdo zemër që besoi, për çdo dorë të zgjatur me dashuri, dhe për çdo përqafim që na bashkoi mbrëmë për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se mbrëmë, Lumir Abdixhiku dhe Osmani u paraqitën për herë të parë si prirës të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.