Disa nëndegë të Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu, kanë bërë kërkesë në qendrën kryesore të partisë në Prishtinë dhe kryetarit Bedri Hamza, që të angazhohen për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK.
Ai shtoi se këto nëndegë kanë kërkuar që rikthimi i Limajt në PDK të bëhet sa më shpejtë, transmeton Klankosova.tv.
Siç raporton Salihu, të njëjtit kanë theksuar se rikthimi i kryetarit të NISMA-s në PDK, sipas tyre, do të mundësojë rritjen e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.



