Ende s’ka shenja se Irani po bie dakord me planin amerikan për t’i dhënë fund luftës

Ende nuk ka shenja lëvizjeje nga Irani drejt një plani paqeje, të cilin e kanë paraqitur ShBA-të.

Nëse pranohet, ai do të përfundojë zyrtarisht luftën përpara se të fillojnë bisedimet për çështje më të diskutueshme, siç është programi bërthamor i Iranit.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha të premten se ata presin një përgjigje brenda disa orësh.

Rubio u takua dje në Miami me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al Thani, për të diskutuar nevojën për të “shmangur kërcënimet dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë që nuk e përmendi Iranin, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.