Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është pro kthimit të Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës, pas kërkesës së këtij të fundit.
“Pres lajm të mirë nga Kryesia e PDK-së e cila nuk do ta përsëris gabimin me votim për Fatmirin”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
“Një nga ‘argumentet’ negative se Fatmiri na paska sha, do parë më realisht, as na nuk e kemi kursye”.
“Qielli është plot yje, një yll ma shumë, nuk ia zbeh ndriçimin yjeve që po shkëlqejnë!”



