Një foshnje ka ndërruar jetë pak pas lindjes në Ferizaj. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se e dyshuara raportohet se kishte lindur foshnjën në tualetin e Emergjencës.
Foshnja ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kishte vdekur pas një kohe të shkurtër.
”E dyshuara femër k- shqiptare , raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërrua jetë pas pak kohe. Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, tha Veseli./RTV21/21Media



