Në organizim të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve dhe UNICEF-it sot do të mbahet konferenca “Investimi tek çdo fëmijë – nxitja e kapitalit njerëzor, punësimi i grave dhe rritja inkluzive”. Siç është paralajmëruar, në konferencë do të prezantohen gjetjet kyçe nga analiza gjithëpërfshirëse e ndihmës monetare për familjet dhe fëmijët, në mënyrë që të iniciohet dialogu për reforma, me qëllim të investimit në kapitalin njerëzor, nxitjen e punësimit të grave dhe uljes së varfërisë fëmijërore, raporton MIA.
Fjalime hyrëse do të kenë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve, Fatmir Limani dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Lesli Miler.
“Fëmijët të cilët rriten në familje me të ardhura të pamjaftueshme për t’i përmbushur nevojat themelore, kanë mundësi seriozisht të kufizuara për ushqyerje, mbrojtje shëndetësore dhe arsim. Kjo ndikon negativisht në zhvillimin e tyre fizik, konjitiv dhe social, dhe rezulton me kapital të pakësuar njerëzor dhe produktivitet më të ulët kur të rriten. Çdo i treti fëmijë në vend është i ekspozuar ndaj rrezikut nga varfëria – shkallë e cila është pothuajse 50 për qind më e lartë se shkalla nacionale e varfërisë. Më të goditur janë fëmijët të cilët jetojnë në familje të mëdha, me një prind dhe fëmijët rome. Pothuajse çdo e dyta familje e tillë është në varfëri. Edhe pse Maqedonia e Veriut ka sistem relativisht të zhvilluar të mbështetjes monetare, ai nuk i përfshin në mënyrë adekuate të gjithë fëmijët dhe familjet të cilat janë të ekspozuara ndaj rrezikut nga varfëria. Më pas se 19 për qind e amvisërive në vend marrin mbështetje monetare dedikuar fëmijëve dhe familjeve, në krahasim me mesataren e BE-së prej 88 për qind. Plotësisht, prej vitit 2019 e deri më sot, vlera e shtesave për fëmijë është ulur për pothuajse 30 për qind në krahasim me rrogën minimale. Familjet me katër apo më shumë fëmijë marrin shumë të njëjtë të shtesës fëmijërore apo prindërore si edhe amvisëritë me tre fëmijë, edhe krahas shpenzimeve dukshëm më të larta. Për çdo fëmijë shtesë ndihma e garantuar minimale rritet për vetëm 10 për qind nga vlera themelore, që nuk është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare të cilat rekomandojnë rritje prej 30 për qind për fëmijë. Plotësisht, familjet në të cilat një i rritur do të punësohet formalisht, shumë shpesh e humbin përnjëherë mbështetjen e përgjithshme monetare. Kjo i demotivon shfrytëzuesit e ndihmës sociale, posaçërisht gratë, të punësohen formalisht”, thekson Ministria e Politikës Sociale në paralajmërimin për konferencën.
Thekson edhe se për të investuar tek çdo fëmijë dhe për t’u mbështetur punësimi i grave, një numër gjithnjë e më i madh i vendeve evropiane vendosin shtesë universale të fëmijëve.
“Kjo është mbështetje e rregullt monetare që sigurohet për çdo fëmijë, pavarësisht të ardhurave të amvisërive. Shtesat universale të fëmijëve u mundësojnë fëmijëve të investojnë në shëndetin, ushqimin, arsimin dhe mirëqenien e fëmijëve, posaçërisht në vitet e hershme kritike të jetës, kur kthimi nga investimi është më i lartë. Me uljen e varfërisë tek fëmijët dhe pasigurisë ekonomike, shtesat universale të fëmijëve kontribuojnë për zhvillim të kapitalit njerëzor dhe për produktivitet afatgjatë të fuqisë së ardhshme punëtore. Shtesat universale të fëmijëve i zbusin edhe barrierat për punësim të grave me sigurimin e mbështetjes për rritjen e fëmijëve”, informon Ministria.
Pjesëmarrës të konferencës do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës; Ministrisë së Financave, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Kujdesit Social, Kujdesit familjar dhe Demografisë të Malit të Zi; deputetë nga Komisioni kuvendor për politikë sociale, demografi dhe të rinj, qendra për punë sociale, Enti për veprimtari sociale, Enti shtetëror për statistika, organizata të shoqërisë civile, institucione të arsimit të lartë, institucione financiare ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë, si dhe opinioni më i gjerë.
Është paraparë të prezantohen rekomandime dhe opsione reformuese për avancimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, ndërkaq fjalën përmbyllëse do ta ketë sekretari shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve, Fatmir Sabriu. Sipas Ministrisë së Politikës Sociale, diskutimi do të ndihmojë për kahëzimin e përpjekjeve rrjedhëse të Qeverisë për përforcim të mbrojtjes sociale dhe përgjigjes më të mirë për nevojat e fëmijëve.



