Osmani: Mërgatë, më 7 qershor ju duam përsëri bashkë – ejani në Kosovë, votoni dhe ndikoni!

Kosovo's President Vjosa Osmani looks on while giving a press conference with President of the European Commission Ursula von der Leyen in Pristina on October 27, 2022. European Commission chief Ursula von der Leyen tours the Balkans region starting her trip in North Macedonia from where she heads to Kosovo, Albania, Bosnia, Serbia and Montenegro. All six nations are aspiring to join the European Union.,Image: 733525204, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Armend NIMANI / AFP / Profimedia

 

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me një video-mesazh, iu është drejtuar diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Osmani u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të vijnë në Kosovë për të votuar, ashtu siç e kanë dëshmuar gjithmonë, duke mos e lënë vendin vet, raporton Klankosova.tv

“E keni dëshmuar në të kaluarën, e po e dëshmoni edhe sot – ju asnjëherë nuk e latë Kosovën vet. Edhe tani, atdheu ka nevojë për ju, për fjalën tuaj, për përkushtimin tuaj, për pjesëmarrjen tuaj. Më 7 qershor, ju duam përsëri bashkë. Ejani në Kosovë, ose regjistrohuni për të votuar.” 

Osmani tha se mërgata i dha shpresë vendit kur kishte nevojë më së shumti dhe nuk ia ktheu kurrë shpinën Kosovës.

“Për gjatë pesë viteve që isha në Presidencë, pjesa më e bukur e angazhimit tim kanë qenë pikërisht takimet me ju,  pritjet për ju, diskutimet me ju, festimet e përbashkëta për të arriturat tona të përbashkëta e ndarja e dhimbjes në momentet e rënda – si një familje që s’ka kush e ndan sepse kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës. E mbatë gjallë në  momentet më të rënda, e ringritët atëherë kur ishte e rrënuar e i dhatë shpresë atëherë kur duhej më së shumti. Edhe tani, do ta bëjmë së bashku.”

Madje, ish-presidentja e përmendi edhe datën e zgjedhjeve të kaluara, me një thirrje të fundit, për regjistrim, votim e ndikim.

“Siç e kam thënë edhe kur vendosa që 28 dhjetori data e zgjedhjeve të kaluara, sa më afër e kemi mërgatën në çdo vendim, aq më e fortë do të jetë Kosova sepse ne jemi krenarë me ju. Kosovën e kemi të përbashkët pavarësisht ku jetojmë. Regjistrohuni, votoni, ndikoni. Ju dua shumë.” /Klankosova.tv