Ministri i jashtëm kinez, Wang Yi ka bërë thirrje që Ngushtica e Hormuzit të rihapet “sa më shpejt të jetë e mundur” në bisedimet me homologun e tij iranian.
Dyshja u takua në Pekin të mërkurën në atë që është udhëtimi i parë i ministrit të jashtëm iranian Abbas Araqchi në Kinë që nga fillimi i luftës me Iranin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Wang Yi i tha gjithashtu Araqchi se arritja e një armëpushimi të qëndrueshëm ishte një “prioritet urgjent”, duke thënë se ishte e rëndësishme të vazhdohej me negociatat. Ai shtoi se Pekini ishte gati të ndihmonte në uljen e tensioneve.
Takimi vjen një javë përpara se presidenti amerikan Donald Trump të mbajë një samit me udhëheqësin kinez Xi Jinping, gjatë të cilit udhëheqësit ka të ngjarë të diskutojnë luftën e Iranit dhe rihapjen e ngushticës.



