Zgjedhjet e 7 qershorit, fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas njoftimit, periudha e aplikimit për akreditim ka nisur më 5 maj dhe do të zgjasë deri më 30 maj 2026, transmeton Klankosova.

Gjatë kësaj periudhe, subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare (OJQ), institucionet qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesat për akreditimin e vëzhguesve.

KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se vetëm vëzhguesit e akredituar do të kenë të drejtë të vëzhgojnë procesin zgjedhor, përfshirë aktivitetet përgatitore, ditën e zgjedhjeve si dhe proceset që do të zhvillohen në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Këtu gjeni linkun e aplikimit.