Trump nuk përjashton sulme të reja ndaj Iranit: Nëse bëjnë diçka të keqe…

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka përjashtuar mundësinë e rifillimit të bombardimeve ndaj Iran, duke lënë të hapur një skenar të përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve.

I pyetur nga gazetarët nëse do të urdhëronte rinisjen e sulmeve ajrore, Trump u shpreh:

“Nuk dua ta them këtë. Nuk mund ta them para një gazetari. Nëse iranianët sillen në mënyrë të papërshtatshme, nëse bëjnë diçka të keqe do të shohim. Është një mundësi, mund të ndodhë”, tha Donald Trump.

Kujtojmë që Teherani ka paraqitur një propozim me 14 pika për përfundimin e luftës, përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, ndërsa administrata Trump vijon të mbajë në fuqi bllokadën detare, të shqyrtojë opsione ushtarake dhe të miratojë paketa të mëdha armatimi për aleatët në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lënë të kuptohet se propozimi i ri vështirë se do të pranohet.