Policia e Kumanovës (SPB-Sektori per Pune te Brendshme) ka njoftuar se e ka privuar nga liria kumanovarin 35 vjeçar per shkak se ai e ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe dy fëmijët e moshës së mitur.
Sipas SPB-se, ngjarja e ketille e dhimbshme e trishtuese ka ndodhur dje (1 maj) rreth orës 21:00 kur edhe është arrestuar kryerësi i aktit makabër.
“SPB e Kumanoves e ka arrestuar kumanovarin 35 vjeç per shkak se ky paraprakisht e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 31-vjeçe si dhe dy fëmijët e mitur”, ka bërë të ditur Sektori per Pune te Brendshme Kumanove, përcjellë portali informativ “Kumanova Sot”.
Nderkohe qe autori i ketij akti te trishtë gjendet ne stacionin e policise ne Kumanove, paralelisht po vijon procedura e metutjeshme ligjore.





