KQZ miraton buxhetin: 10 milionë e 887 mijë euro për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve, i cili kap vlerën 10,887,186.45 euro.

Po ashtu, është vendosur që periudha zyrtare e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026 të zgjasë 10 ditë e 7 orë, duke filluar më 28 maj dhe duke përfunduar më 7 qershor në orën 06:59.