Më 29.04.2026, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga fshati Zhelinë, duke vepruar sipas denoncimit të bërë po atë ditë në ora 16:40 nga Spitali Klinik i Tetovës, se tek ata janë dërguar A.K. (19) dhe M.A. (18) me lëndime nga një mjet i mprehtë. Pas marrjes së masave, është konstatuar se ata janë sulmuar me mjet të mprehtë para një shkolle të mesme në Tetovë nga 15-vjeçari, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, me ç’rast janë gjetur një thikë dhe një kaçavidë. Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Maqedoni Përleshje me thikë para shkollës së mesme në Tetovë: Arrestohet një 15-vjeçar,...





