Selami: Të rikthehet kompenzimi financiar për lindjen e fëmijëvë

Në emisionin “Dialog te Lajm’i”, Ilmi Selami, ish-zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikës (EShS), ka folur për masat që janë marrë gjatë periudhës së vitit 2016, dhe të cilat deri diku kanë dhënë rezultate.

“Konkluzë konstante është se në kohën nga viti 2016, kur ishte një masë në kohën e qeverisë Gruevski – BDI, ka dhënë rezultat, edhe pse ishte vetëm një masë, në fak dy masa, për fëmiun e tretë dhe të katërtë. Pra, ishte një hap i cili sadopak dha një rezultat. Rinia dhe njerëzit sot në përgjithësi, nuk ikin vetëm nga varfëria. Unë njoh njerëz të cilët kanë rroga solide mujore, të cilët e kanë marrë familjen dhe kanë ikur jashtë. Pse? Sepse, thonë se nuk ka shërbim të mirë shëndetësor, rrugët i kanë gjithnjë me gropa-gropa, nuk kam ambulancë shëndetësore, nuk kam shkollë cilësore, nuk kam postë… rruga më e mirë dhe më e shkurt që shteti duhet të sigurojë…duhet transport publik etj. Duhet të siguroj jetën normale nëpër vendbanime, qofshin edhe ato më të largëta. Merrni si shembull shtetet e zhvilluara. Do të thoni se kushton! Nuk kushton më shume se sa të të ikë rinia!”, tha për “Dialog te Lajm’i”, Ilmi Selami, ish-zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikës (EShS).