Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur i pakënaqur me propozimin më të fundit të Iranit për zgjidhjen e luftës dymujore, sipas një zyrtari amerikan.

Propozimi i fundit i Iranit parashikon që diskutimet për programin bërthamor të shtyhen deri pas përfundimit të luftës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve lidhur me transportin detar në Gjirin Persik.

Megjithatë, kjo nuk pritet të pranohet nga SHBA-ja, e cila këmbëngul se çështjet bërthamore duhet të trajtohen që në fillim të negociatave.

Sipas zyrtarit, Trumpi nuk ishte i kënaqur pikërisht për këtë arsye.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, deklaroi se SHBA-ja nuk negocion përmes mediave dhe se vijat e kuqe janë bërë të qarta.

Një marrëveshje e mëparshme e vitit 2015 mes Iranit dhe disa vendeve, përfshirë SHBA-në, kishte kufizuar ndjeshëm programin bërthamor të Iranit, të cilin Teherani e ka cilësuar vazhdimisht si paq