Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin gjatë ditës së martë do të qëndrojë për vizitë në Beograd të Serbisë.
Gazetari shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Nefail Maliqi tha se për serbët kjo është vizitë historike, pasi sipas tij, për 20 vjet shteti zviceran nuk ia shkeli derën Serbisë, transmeton klankosova.tv.
“Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin sot dhe nesër do të gjendet në Ballkan, konkretisht në Beograd dhe Shkup, ku do të takojë homologun serb dhe presidenten maqedonase. Ai këtë vizitë do ta fillojë sot në Serbi, ku do të pritet nga Aleksandar Vuçiq. Këtë vizitë presidenti zviceran për herë të parë ma ka konfirmuar mua, para ¾ muajve”, u shpreh Maliqi në emisionin “Ora Shtatë”.
“Mediat zvicerane shkruajnë se sot për herë të parë do të gjendet në Beograd, pasi kjo vizitë është shumë simbolike, pasi Zvicra e njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, një veprim që Serbia ende e kundërshton”, u shpreh gazetari shqiptar.
Sipas tij, kjo vizitë implikon edhe Kosovën.
“Nëse pyesim se cilat janë marrëdhëniet sot mes Zvicrës dhe Serbisë, flet përgjigja se për dy dekada Zvicra ka ndryshuar 20 presidentë dhe asnjëri nuk ia ka shkel derën Serbisë, dhe këtë vizitë ata e cilësojnë historike për shkak të Kosovës”, tha Maliqi në Klan Kosova.



