Presidenti zviceran për vizitë në Shkup, të mërkurën regjim i veçantë i komunikacionit

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup të mërkurën për shkak të vizitës së presidentit të Konfederatës Zvicerane.

“Më 29.04.2026 (e mërkurë), Presidenti i Konfederatës Zvicerane, SH.T. Z. Gi Parmelen, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.Për këto arsye, Njësiti i Sigurisë së Qarkullimit Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm të komunikacinit në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit”, njoftuan nga MPB.

MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në komunikacion të respektojnë urdhrat e dhëna të nëpunësve policorë.