Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se vendi i tij do të bëjë gjithçka që është në interes të Iranit, gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araqchi
Gjatë bisedës, Putin shprehu shpresën se populli iranian do ta përballojë atë që ai e cilësoi si një “periudhë të vështirë” dhe se në fund do të mbizotërojë paqja.
Ai theksoi gjithashtu se Rusia do të veprojë në përputhje me interesat e Iranit dhe vendeve të tjera në rajon, sipas raportimit të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.



