Kryeministri Hristijan Mickoski pret që çmimi i naftës në Maqedoni sot të lirohet për 2 deri në 2.5 denarë përcjell TV21. Mickoski tha se pret që të ketë rritje te çmimi i benuinave.
“Sipas kalkulimeve tona, unë pres që sot sërish dizeli do të ulet, përafërsisht për 2 ose 2,5 denarë. Sepse javën e kaluar mesatarja ishte ashtu në Platts, FOB Itali, që për ne është berzë. Pres pak rritje të benzinave, por TVSH-në këtu e kemi 10%, edhe këtë javë mbetet 10%”, tha Hristijan Mickoski.



