Reagimet ndaj gjuhes fyese ndaj shqiptareve te Maqedonise nga kreut i diplomacisë Shqiptare Ferit Hoxha nuk kane pushuar edhe ne diten e dyte. Ka qene analisti dhe moderatori i Lajm Tv dhe gazetes Lajm, Florian Nesimi, ai i cili ka reaguar ashper. Ne vazhdim po ju sjellim edhe reagimim e tij te publikuar ne facebook:
“Gjuha fyese nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është krejtësisht e papranueshme, pavarësisht se për cilën parti ka menduar ai në atë moment.
Kjo gjuhë e urrejtjes duhet të dënohet nga të gjithë ne që jetojmë në Maqedoni, sepse nëse sot e quan VLEN-in “idiotë”, me këtë logjikë dhe këtë edukatë, ai nesër të njëjtën do e thotë edhe për BDI-në, e pasnesër për ndonjë tjetër.
Të quash “idiotë” një pjesë të bashkëkombësve të tu, qofshin ata mbështetës të VLEN-it apo të BDI-së, tregon për mungesë respekti dhe për arrogancë.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë duhet urgjentisht t’u kërkojë falje publike të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”.



