Një nga ankandet më të mëdha kushtuar Michael Jacksonit të organizuar ndonjëherë në Evropë, do të mbahet më 3 qershor në shtëpinë e ankandeve Aguttes, të vendosur në Neuilly-sur-Seine, pranë Parisit, kur do të ofrohen deri në 50 artikuj nga koleksioni i këtij mbreti të paharrueshëm të muzikës pop.
Ndër sendet më të vlefshme janë doreza prej kristali Swarovski që Jackson mbante veshur në turneun “Bad” ndërsa performonte këngën “Billie Jean”, kapelja dhe xhaketa e tij me xixa nga turneu “Victory”, si dhe një jastëk i zbukuruar me kristale.
Ky ankand paraqet shumë sende nga karriera e pasur e Jacksonit, duke përfshirë veshje, kostume skenike, aksesorë mode, autografe dhe tre vizatime të pikturuara nga vetë këngëtari i muzikës pop. Të gjitha sendet vijnë nga koleksioni i koleksionistit norvegjez Richard Fossaas, i cili i mblodhi sendet e tij për dekada të tëra. Ato tani janë pjesë e një koleksioni të madh privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Foto: Reuters
Ndër sendet e rëndësishme në ankand është doreza e zbukuruar me kristale Swarovski që Jackson e mbante gjatë performancave të këngës “Billie Jean” në turneun Bad, dhe vlera e saj e vlerësuar është midis 100,000 dhe 150,000 eurove, ose 117,143 deri në 175,715 dollarë amerikanë.
Do të ofrohet gjithashtu një kapelë nga turneu Victory i vitit 1984, si dhe kostume që lidhen me videoklipet ikonike të Jacksonit, siç është “Scream”.
Foto: Reuters
Përpara vetë ankandit, të gjitha artikujt do të ekspozohen për publikun gjatë një ekspozite të veçantë që do të mbahet në shtëpinë e ankandeve Aguttes në Neuilly-sur-Seine, pranë Parisit, më 30 maj, 1 dhe 2 qershor.
Interesi për jetën e Jacksonit është rritur përsëri, veçanërisht pas publikimit të filmit biografik “Michael”, i cili do të shfaqet në kinematë anembanë botës që nga nesër.
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters













