Joe Biden ka fituar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike për ta sfiduar presidentin amerikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Biden është i nominuari efektiv që nga tërheqja e Bernie Sander në prill të këtij viti.
Kujtojmë se Joe Biden ka shërbyer si zëvendëspresident në administratën e Barack Obamas dhe është mik i dashur i shqiptarëve.