Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten refuzoi të përfshihej në një mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara lidhur me raportet se Pentagoni po shqyrton nëse do të ndëshkojë anëtarët e NATO-s që nuk mbështesin operacionet amerikane në luftën e Iranit.
Pentagoni raportohet se po shqyrton nëse do ta pezullojë Spanjën nga NATO-ja, sipas një zyrtari të paidentifikuar amerikan duke iu referuar një emaili të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së dhe të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Epo, ne nuk punojmë me emaile,” u tha Sanchez gazetarëve në një samit të Bashkimit Evropian në Qipro.
“Ne punojmë me dokumente zyrtare dhe qëndrime të marra, në këtë rast, nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.
“Pozicioni i qeverisë së Spanjës është i qartë: bashkëpunim absolut me aleatët, por gjithmonë brenda kuadrit të ligjshmërisë ndërkombëtare”, tha ai.
Emaili gjithashtu sugjeroi rivlerësimin e mbështetjes së SHBA-së për pretendimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ishujve Falkland, pranë Argjentinës, të cilët njihen edhe si Ishujt Malvinas, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.



