Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston 58-vjetorin e lindjes. Kjo ditë e shënuar për të e gjen Thaçin në Hagë, ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Ndërkaq, djali i tij, Endrit Thaçi përmes një postimi në Instastory ka uruar babain duke shprehur mungesën dhe krenarinë që ndjen për të.
“Bab, gëzuar ditëlindjen. Na mungon çdo ditë, por sot edhe më shumë. Jemi krenarë për ty dhe forcën tënde”, shkroi ai ndër të tjera. /Telegrafi/




