Çfarë është uraniumi? Si pasurohet ai? A mundet Irani të ndërtojë një bombë bërthamore?

Uraniumi është një metal i dendur që përdoret si lëndë djegëse në reaktorët bërthamorë dhe në armët bërthamore. Ai është natyrshëm radioaktiv dhe zakonisht gjendet në përqendrime të ulëta në shkëmbinj, tokë dhe madje edhe në ujin e detit.

Për ta pasuruar uraniumin, ai fillimisht duhet të shndërrohet në gaz, i njohur si heksafluorid uraniumi (UF₆).

Ky gaz futet në një seri cilindrash që rrotullohen shumë shpejt, të quajtur centrifuga, dhe rrotullohet me shpejtësi jashtëzakonisht të larta (shpesh më shumë se 1,000 rrotullime në sekondë).

Forca centrifugale shtyn izotopin më të rëndë U-238 drejt mureve të jashtme, ndërsa izotopi më i lehtë U-235 qëndron në qendër dhe mblidhet.

Ted Postol, profesor emeritus i shkencës, teknologjisë dhe sigurisë ndërkombëtare në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), i tha Al Jazeera-s se rezervat e Iranit ruhen nën tokë, që do të thotë se një sulm ushtarak nuk do ta eliminonte domosdoshmërisht kërcënimin bërthamor.

Lufta kundër Iranit, të paktën ajo operacionale po i afrohet 60 ditëve, ndërkohë që frika e pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit ka qenë prezente, sidomos nga krahu izraelit. Netanyahu ka disa dekada që paralajmëron potencialin bërthamor të Iranit dhe duket që lufta në Gjirin Persik, nëse nuk arrihet një marrëveshje, mund të përshkallëzohet.  (A2 Televizion)