Dua Lipa dhe Callum Turner duket se kanë vendosur të ecin drejt altarit.
Mediat italiane raportojnë se Dua dhe Callum kanë qëndruar për disa ditë në Palermo të Italisë, ku kanë bërë përgatitjet e para për dasmën e tyre, që pritet të zhvillohet mes 5 dhe 7 shtatorit 2026.
Sipas mediave, hoteli prestigjioz, Villa Igiea, është rezervuar i tëri për të pritur këtë ngjarje të madhe.
Raportohet se Dua këto ditë është takuar edhe me planifikuesen e njohur të dasmave, Alessandra Grillo, e cila ka vendosur vulën në dasmat e shumë figurave publike dhe VIP-ave.
Përflitet se dasma e tyre do të përfshijë një javë me aktivitete dhe festë. Disa prej figurave të famshme që janë konfirmuar si mysafirë të dasmës madhështore janë Mark Ronson, Charli XCX, Olivia Dean, Elton John, Donatella Versace, Jennie dhe Rosé.



