Iniciativa për hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc, e cila aktualisht mbetet në nivel propozimi nga diplomati shqiptar Ferit Hoxha, duket se ka nxehur skenën politike lokale në Luginë, duke aktivizuar të gjithë mekanizmat për t’i dalë në mbështetje kësaj nisme – por edhe për të marrë meritat.
Kamberi dhe përfaqësues të PVD-së e përshëndetën publikisht këtë iniciativë përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar si një hap shumë të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Një zyrë e tillë, pa dyshim, do të ishte e mirëseardhur dhe e dobishme për afrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve shqiptarë në këtë rajon.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, nuk e trajtuan këtë çështje përmes rrjeteve sociale. Ata zgjodhën një qasje më institucionale, duke zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku kërkuan hapjen e konsullatës, si dhe mbështetje për projekte të tjera në komunë.
Një veprim i tillë mund të konsiderohet më pragmatik, duke pasur parasysh se për hapjen e një përfaqësie konsullore në territorin e Serbisë është i domosdoshëm miratimi i shtetit serb. Në këtë kontekst, veprimet e Pajazitit dhe Rexhepit përfaqësojnë rrugën institucionale nga e cila realisht mund të fillojë procesi i hapjes së konsullatës.
Pas takimit me presidentin serb Aleksandë Vuçiq, Pajaziti deklaroi se ka marrë premtim për hapjen e kësaj zyre, ndërsa mbetet për t’u parë në vijim se cili krah politik do të ketë ndikimin vendimtar: Kamberi përmes lidhjeve me Shqipërinë, apo Pajaziti përmes rrugëve institucionale me qeverinë e Serbisë.
Kosovë-Shqipëri Kamberi vs Pajaziti – kush e ka “shkopin magjik” për hapjen e...



