Zbulohet “laboratori” i drogës në Shkup

Gjatë ditës së djeshme, në territorin e Komunës së Aerodromit, policia ka privuar nga liria V.V. (50) nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 41 vazo me bimë kanabisi, substancë pluhur, marihuanë, kapsula, reflektorë dhe pajisje të tjera të përdorura për kultivimin e bimëve.

“Më 20.04.2026 në Shkup, në territorin e Komunës së Aerodromit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria V.V. (50) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor paraprak, janë gjetur dhe sekuestruar 41 vazo me bimë kanabisi, substancë pluhur, marihuanë, kapsula, reflektorë, si dhe pajisje dhe kontejnerë për kultivimin e bimëve. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj V.V. do të ngrihet kallëzim përkatës penal”, thonë nga MPB.