Problemet pronësore po dalin se janë burim i konfliktit mes familjarëve e të cilat shpesh përfundojnë edhe me fatalitet.
Rastet e tilla u shtuan viteve të fundit e që ky fenomen ta ndalet po kërkohet të ndërhyjë shteti, raporton Klan Kosova.
E fundit e ndodhur gati para një muaji ishte ajo në Bokshiq të Klinës ku vëllai vrau vëllanë me tre plumba.
Për hise e për kufijtë se deri ku e kujt është toka, vrasje ka pasur edhe në rajone të tjera. Një në Gjilan është ende në hetime.
Ndërkaq në rajonin e Pejës nga 17 vrasjet e pesë vjetëve të fundit të cilat përfunduan me 22 viktima, njërit prej të dyshuarve iu ngrit aktakuzë pikërisht për këto dyshime.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:



