Sipas njoftimit të përbashkët, të dy vendet do të kryejnë tashmë transaksionet në monedhat e tyre, rublën dhe juanin, duke e anashkaluar plotësisht dollarin.
Ky hap shihet si pjesë e një procesi të gjatë për të ulur varësinë nga sistemi financiar amerikan, i përshpejtuar nga sanksionet ndaj Rusisë dhe tensionet tregtare të Kinës me SHBA-në.
Dollari ka qenë valuta dominuese globale që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, dhe ende nuk ka një zëvendësues të qartë.
Megjithatë, ky bashkërendim mes dy fuqive të mëdha globale po shihet si një zhvillim i rëndësishëm në ekuilibrat ekonomikë botërorë./lapsi.info



